Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti përkrah Dua Lipës, ja çfarë thotë për këngëtaren (Foto/Video)

Dua Lipa po bëhet një ndër këngëtaret më të preferuara shqiptare në botë.

Gjersa po shijon sukseset e këngës “Hotter than Hell (Më e nxehtë se ferri)”, ajo ka gjetur kohë të takojë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ky i fundit e ka takuan këngëtaren gjatë një koncert të mbajtur në qytetin amerikan të New Yorkut, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, i pari i kryeqytetit kosovar e ka vlerësuar lart këngëtaren, të cilën e kanë krahasuar me Lana Del Rey.

“Gjatë qëndrimit në SHBA pata rastin ta takoj Dua Lipën, e cila po i mbante disa koncerte anembanë Amerikës duke mahnitur audiencat me talentin e saj. Në krahasim me madhësinë e shtetit, talenti i Kosovës në art është në mospërputhje të madhe. Për Duan dhe Prishtinën, më vonë…”, shkruan Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version