Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të jetë në mesin e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Shpend Ahmeti.
“Po është e vërtete. Do të jem kandidat për deputetë për ta rritur votën e Lëvizjes”, ka thënë Ahmeti.
Vetëvendosje pritet që ta publikoj rreth orës 00:00 listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë./Telegrafi/