Telegrafi

Shpend Ahmeti: Manastiri i Deçanit po shpërndan gënjeshtra

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit ka akuzuar se kinse ai i ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafite në kishën e cila gjendet në kampusin e UP-së në Prishtonë.

Ahmeti ka demantuar këto pretendime, duke thënë shkurt se kjo nuk është e vërtetë.

“Thjesht nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter.


Ndërkaq, pas aksioneve të PSD-së në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e UP-së, përmes në postimi në Twitter, nga Manastiri i Deçanit kanë thënë se ky aksion nga aktivistët dhe studentët sipas tyre i ka inkurajuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeministri Albin Kurti.

Lexo po ashtu Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryebashkiaku Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e tyre.

Gjatë ditës së sotme PSD-ja por edhe studentët kanë realizuar aksione në këtë objekt me grafitë.

Ndryshe, për herë të parë që nga viti 1998, të enjten është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Ky rit fetar ngjalli reagime të shumta e madje edhe protesta të studentëve. /Telegrafi/