Ylli ndërkombëtar, Dua Lipa, mbajti sot (e premte) konferencë për media në Prishtinë.
Kësaj radhe, ajo shpalosi detajet e aktiviteteve që do të zhvillojë në kuadër të fondacionit “Sunny Hill”, të krijuar nga i ati i saj, Dukagjin Lipa.
E njëjta ka zbuluar se janë vënë në punë për nisjen e ndërtimit të një akademie për të rinjtë në Prishtinë si dhe përkrahjen e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet krah Duas.
“Shkolla e Muzikës Prenk Jakova do të jetë në hapësirat e Pallatit të Rinisë ku ka qenë ASK. Në të njejtat hapësira do të jetë Sunny Hill Academy ku do të investohet në Rehearsal Studio dhe Recodring Studio me instrumente për talentët e artit dhe muzikës.
Me Dua Lipa dhe Sunny Hill Foundation sot nënshkruam marrëveshjen për donacionin që Fondacioni e bën për këtë hapësirë – 150 mijë Euro.
Shpejtë fillon projektimi i hapësirave për Shkollën, Akademinë dhe Bonevet për të rrumbullakësuar një projekt për rininë e Prishtinës dhe Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/