Shpend Ahmeti ka shkruar një mesazh në llogarinë personale në Facebook, teksa shprehet disi i irrituar për oraret e ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai ka thënë që FIFA duhet të gjejë një zgjidhje, pasi njëkohësisht nuk mund të shihen të dyja përballjet që ata kanë.
“Duhet me kërku prej FIFA që Shqipëria e Kosova mos me lujt në të njëjtën ditë. Atë ditë isha në Shkodër me shikuar me Maqedoninë, mbeta në telefon tu e përcjell rezultatin në Finlandë. Sot në Shkodër, Kosovën me Kroacinë, në telefon Lihtenshtajnin. Të dielen Spanjën e në telefon Ukrainën. P.S. Ose më lehtë, po bëhemi një”, ka shkruar Shpendi në Facebook.
Gjersa Kosova pësoi humbje kundër Kroacisë me rezultat 6:0, Shqipëria si mysafire triumfoi 2:0 kundër Lihtenshtejnit. /Telegrafi/