Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar 76 mijë votuesit e tij.
I pari i Prishtinës edhe një herë thotë se i ka hyrë garës që ta rrisë votën e Vetëvendosjes dhe sipas tij ia ka arritur qëllimit.
“Vendosëm që të gjithë të hyjmë në listë për të maksimizuar votën për Lëvizjen. Ditën që e zyrtarizuam listën shkrova se në qoftë se e rriti votën e Lëvizjes qofte edhe për një votë do të jem i lumtur, i vetëdijshëm që prej pozicionit të kryetarit të komunës do të kishte hezitime. Ja dolëm. Falënderoj votuesit e LVV që arritën mbi 200 mijë vota. Falënderoj mbi 76 mijë votues që votuan për mua si kandidat. Kjo është një mbështetje dhe vlerësim i jashtëzakonshëm i punës. Kënaqësi me shërbye për të gjithë qytetarët. Ky vlerësim dhe kjo mbështetje janë pasuri e madhe për neve por përgjegjësi edhe më e madhe”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Ndryshe, Ahmeti pritet të jap dorëheqje nga posti i deputeti që të kandidojë edhe për një mandat si kryetar i Prishtinës. /Telegrafi/