Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Këtë Ahmeti e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë ata që votuan për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Pas numërimit të votave me kusht, Vetëvendosje ka arritur në 32 deputetë. Faleminderit! Me zemër”, ka shkruar ai. /Telegrafi/