Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherit kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, i është përgjigjur me kundër akuza Avdullah Hotit – kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR- Alternativa
Sipas Hotit, gjatë këtyre katër viteve Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët.
Ahmeti lidhur me këtë çështje ka ftuar Hotin në debat të hapur.
Postimi i plotë:
“Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me Degën e III-të të LDK-së, ka thënë të hënën se Prishtina në këto katër vite ka mësuar më së miri se si nuk duhet të qeveriset.
‘Gabimi që është bërë para katër viteve më nuk do të përsëritet më, sepse Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët, ka thënë Hoti.
Avdullah, po të presim në debat!!! Ne cilendo dege e televizion”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/