Nëse jeni pronar i një Lamborghini Huracan dhe dëshironi ta bëni më të shpejtë, shanset janë që ose t’i vendosni një ‘twin-turbocharger’ ose përditësim të ‘supercharger-it’.
Megjithatë, një pronar i një Huracani ka ndjekur një rrugë tjetër, raporton Telegrafi. Ai ka zgjedhur të shfrytëzojë oksidin e azotit për ta bërë atë një veturë tejet të shpejtë pa ‘turbocharger’.
Në videon e mëposhtme mund të shihni shpejtësinë që arrin kjo veturë duke shfrytëzuar ‘nitro’.
Modifikimi i superveturave tashmë është bërë një trend, mirëpo për ta bërë këtë duhet pasur shumë para dhe natyrisht duhet poseduar një veturë të tillë. /Telegrafi/