Njohësit e astronomisë, kanë bërë të ditur se meteori që e goditi Hënën gjatë ekslipsit që po zhvillohej në muajin janar, kishte shpejtësinë enorme prej 61 mijë kilometrave në orë.
Ky projektil astronomic, ka zgjuar vëmëndjen e entuziastëve, që e kanë llogaritur shpejtësinë me të cilën lëvizte dhe goditjen që ka bërë, transmeton Telegrafi.
Konsiderohet se ky objekt me përmasë 30 deri në 60 centimetra, peshonte rreth 45 kilogramë, ndërsa besohet se e ka lënë një krater me diametër deri në 15 metra.
Në këtë përfundim, kanë ardhur dy agjenci spanjolle, që këtë aktivitet të rrallë e kanë shikuar me 18 teleskopë. /Telegrafi/