Site icon Telegrafi

Shpejtësia enorme e Mercedes-AMG GT R Pro nëpër pistën e Nurburgringut (Video)

Për shtatë minuta, arriti të kaloi pistën prej 22 kilometrave.

Kur Mercedes e prezantoi këtë super-makinë në LA Auto Show gjatë muajit të kaluar, u tha se AMG GT R Pro do ta kalojë pistën e Nurburgringut të Gjermanisë për shtatë minuta, apo për katër sekonda më shpejtë se GT R ekzistues, transmeton Telegrafi.

Askush nuk ka thënë diçka për ta kundërshtuar, por prodhuesi gjerman e mbajti fjalën dhe tregoi gjithçka me dëshmi.

Tashmë janë shpërndarë videot, që tregojnë se si ky Mercedes e kaloi me shkathtësi dhe shpejtësi enorme nëpër shtegun që ka shumë kthesa dhe pjesë të vështira.

Prapa timonit të AMG GT R Pro ka qenë piloti profesionist Maro Angel, që arriti të lëvize më shpejtë se 300 kilometra në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version