Shikoni situatën në foto dhe përpiquni t’i përgjigjeni pyetjes sa më shpejt të jetë e mundur…
Në kryqëzimin ku kryqëzohen rrugë me të njëjtin prioritet, nuk ka semaforë apo sinjalistikë dhe trafiku zhvillohet vetëm me rregulla të trafikut.
Të katër automjetet, nga të gjitha drejtimet, lëvizin drejt dhe çdo automjet ka të drejtë përparësie në raport me automjetin që vjen nga e majta.
Në një situatë të tillë shtrohet pyetja e kalimit të sigurt nëpër kryqëzim, transmeton Telegrafi.
Cila është mënyra që shoferi i kamionit të kaltër do t’i mundësojë vetes kalim të sigurt nëpër kryqëzim?
1. Do të tregojë vendosmëri dhe do të shtojë shpejtësinë që të kalojë i pari nëpër kryqëzim.
2. Do t’i sinjalizojë me dorë drejtuesit të makinës së verdhë, i cili ka përparësi ndaj makinës së gjelbër dhe kështu do ta lejojë të kalojë nëpër kryqëzim dhe më pas do të lejojë traktorin.
3. Do të ndezë të katër sinjalizuesit për të paralajmëruar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe më pas do të shtojë shpejtësi për të kaluar i pari nëpër kryqëzim.
4. Do t’i sinjalizojë me dorë shoferit të traktorit, që do të kërkojë që ai të lejohet të kalojë në kryqëzim, pasi kamioni ka përparësi ndaj makinës së verdhë.
5. Do të presë që të gjithë të tjerët të kalojnë para tij, kështu që i fundit do të kalojë i sigurt nëpër udhëkryq.
Përgjigja:
Për të kaluar nëpër kryqëzim në mënyrën më të sigurt, shoferi i kamionit do ta sinjalizojë me dorë drejtuesin e makinës së verdhë, i cili ka përparësi ndaj makinës së gjelbër dhe do ta lejojë atë të kalojë nëpër kryqëzim. Pastaj do ta lejojë edhe traktorin.
Përgjigja e saktë është numri 2. /Telegrafi/