Telegrafi

“Më shpejt se sa pritej” – Pep Guardiola jep një përditësim rreth gjendjes së Kevin De Bruyne

Pep Guardiola ka dhënë një përditësim pozitiv rreth dëmtimit të Kevin De Bruyne, me Manchester City që shpreson ta ketë mesfushorin në radhët e tyre më shpejt se sa pritej.

Reprezentuesi i Belgjikës pësoi një goditje fatkeqe që e detyroi atë të largohej nga fusha në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Ai problem siç duket e kishte përcjell për shumë kohë belgun, duke mos mundur të rikuperohet plotësisht.

De Bruyne luajti në “Community Shield” për Cityn dhe në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2023-24 të Ligës Premier kundër Burnley. Ai luajti vetëm 23 minuta, dhe që nga atëherë nuk është parë më në fushë, me një rrugë të gjatë drejt rikuperimit të plotë për 32-vjeçarin.

De Bruyne, megjithatë, është duke bërë progres mbresëlënës në rehabilitimin e tij, duke i ofruar Guardiolës shpresë se mund të mos kalojë shumë kohë përpara se ai të kthehet në dispozicion të tij.

Në një konferencë për media, Guardiola u shpreh: “Unë e shoh atë çdo ditë dhe ai po përmirësohet, disponimi i tij është i mirë. Shpresoj se ai do të kthehet më shpejt se sa pritej.”

Lexo po ashtu Jo vetëm në mbrojtje, Pep Guardiola zbulon një pozitë tjetër se ku mund të shkëlqejë Josko Gvardiol

City ka opsione të mjaftueshme në dispozicion për të përballuar mungesën e De Bruyne,  shkaku i parave të mëdha të investuara në tregun e transferimeve, por ata nuk kanë qenë në gjendje të konkurrojnë në të gjitha garat kohët e fundit, duke u eliminuar nga “Carabao Cup” dhe duke pësuar një humbje në Ligën Premier nga Ëolves.

Ata shpresojnë që fitorja në mesjavë në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig të kthehet në një momentum përpara sfidës së vështirë me Arsenalin në “Emirates Stadium” të dielën./Telegrafi/