Pep Guardiola ka dhënë një përditësim pozitiv rreth dëmtimit të Kevin De Bruyne, me Manchester City që shpreson ta ketë mesfushorin në radhët e tyre më shpejt se sa pritej.
Reprezentuesi i Belgjikës pësoi një goditje fatkeqe që e detyroi atë të largohej nga fusha në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Ai problem siç duket e kishte përcjell për shumë kohë belgun, duke mos mundur të rikuperohet plotësisht.
De Bruyne luajti në “Community Shield” për Cityn dhe në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2023-24 të Ligës Premier kundër Burnley. Ai luajti vetëm 23 minuta, dhe që nga atëherë nuk është parë më në fushë, me një rrugë të gjatë drejt rikuperimit të plotë për 32-vjeçarin.
De Bruyne, megjithatë, është duke bërë progres mbresëlënës në rehabilitimin e tij, duke i ofruar Guardiolës shpresë se mund të mos kalojë shumë kohë përpara se ai të kthehet në dispozicion të tij.
Në një konferencë për media, Guardiola u shpreh: “Unë e shoh atë çdo ditë dhe ai po përmirësohet, disponimi i tij është i mirë. Shpresoj se ai do të kthehet më shpejt se sa pritej.”
City ka opsione të mjaftueshme në dispozicion për të përballuar mungesën e De Bruyne, shkaku i parave të mëdha të investuara në tregun e transferimeve, por ata nuk kanë qenë në gjendje të konkurrojnë në të gjitha garat kohët e fundit, duke u eliminuar nga “Carabao Cup” dhe duke pësuar një humbje në Ligën Premier nga Ëolves.
Ata shpresojnë që fitorja në mesjavë në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig të kthehet në një momentum përpara sfidës së vështirë me Arsenalin në “Emirates Stadium” të dielën./Telegrafi/