Ky galiç, apo siç njihet edhe si galiç me pehar, është ushtrim i thjeshtë i cili kërkon vetëm një peshë.
Kur bëhet në mënyrë të drejtë sulmon komplet pjesën e poshtme të trupit, aktivizon në mënyrë metabolike muskujt dhe forcon bërthamën e trupit, transmeton Telegrafi.
Për shkak të vetë karakterit, galiçi me këmbë të mbledhura ka aftësi unike që të zbulojë anët e dobëta të bërthamës së muskujve dhe forcon atë pjesë të trupit, para së gjithash, nëpërmjet formësimit të muskujve të barkut.
Në saje të këtij ushtrimi në zinxhirin e njohur të palestrave Gym Jones është shpikur programi i shkurtër me emrin IWT.
Ky program ushtrimi bën pjesë në kategorinë e stërvitjeve intervale dhe ndikon fuqishëm në shpenzimin e kalorive dhe formësimin e muskujve.
Me të dyja duart kapeni peshën prej 20 apo 25 kilogramësh, kurdiseni orën në dy minuta. Bëni 10 ushtrime galiç dhe pastaj menjëherë kaloni në veglën për lundrim apo në rrethin e poshtëm.
Pas dy minutave ushtrim bëni pauzë në periudhë të njëjtë kohore.
Ky është rundi i parë, gjithsej bëni tre rrathë.
https://www.youtube.com/watch?v=R9sBy298i_4
/Telegrafi/