Telegrafi

Shpati thotë se kishte ndier çlirim kur kishte mësuar që Afërdita po martohej

Shpat Kasapi (Foto: YouTube/Top Channel Albania)

Shpat Kasapi ka qenë një prej të ftuarve në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko kush luan, këtë fundjavë.

Dhe si gjithmonë, këngëtari nga Maqedonia nuk mund t’u shmanget pyetjeve për ish-të dashurën e tij, Afërdita Dreshaj, me të cilën ka qenë në lidhje disavjeçare.

Në kuadër të lojës “Ndaje ose pije”, Shpati, i cili ishte vënë përballë Seven Saraçit, është pyetur në lidhje me gjendjen e tij emocionale në momentin kur kishte mësuar se ish-partnerja e tij po martohej.

Lexo po ashtu Lajmet për Shpat Kasapin

Pyetja qëndronte kështu: “Çfarë ndjesie përjetove kur e lexove lajmin se Afërdita Dreshaj do të martohej?”.

Ndërsa përgjigja e Shpatit ishte: “U rehatova”, duke nxitur të qeshura te publiku.

Në këtë mënyrë, ai ka treguar se kishte ndier një çlirim të madh që Afërdita është martuar. Për më shumë, këngëtari ka lënë të kuptohet se nuk e kishte aspak të vështirë të fliste për të edhe në pjesët tjera të emisionit.

Ndryshe, “Ndjenjën e saj” është titulli i këngës më të fundit të Shpatit që u publikua me videoklip në muajin gusht. /Telegrafi/