Telegrafi

Shpat Zekaj fiton medaljen e bronztë në Austri

Foto: Driton Kuka/Facebook

Shpat Zekaj e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore në xhudo që u mbajt në Leibnitz të Austrisë.

Lajmin për fitimin e medaljes së bronztë në Zekajt në Austri e ka konfirmuar edhe trajneri i tij, Driton Kuka, që është shprehur shumë i lumtur me këtë arritje

Ky është statusi i plotë i trajnerit kosovar në xhudo, Driton Kuka:

“Shpat Zekaj i bronztë! Gara më e fortë në vazhdën e Kupave Botërore për junior në Leibnitz!”.

“Në një kategori ku edhe Japonezi e Rusi mbetën pa medalje Shpati shënoi pesë fitore kundër superfuqive botërore, si Gjeorgjia plot dy herë mposhti rusin, ukrainasin e zviceranin pësoi humbje nga garuesi i Letonisë”.

“Nënkampioni aktual evropian performoi shkëlqyeshëm për dallim prej garuesve tjerë që s’ishin në krye të detyrës aspak!”.

/Telegrafi/