Site icon Telegrafi

Shpat Kërleshi – banori më i ri i Big Brother VIP Albania

Foto: Screenshot/Instagram

Shpat Kërleshi është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Prezantuesi dhe ish-basketbollisti nga Kosova nisi mbrëmë (e shtunë) rrugëtimin dhe sfidën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ai bëri një hyrje të pazakontë në spektakël, ndërsa po qëndronte i zhveshur në pjesën e sipërme në ‘dhomën e surprizave’.

Teksa po priste që t’iu bashkohej banorëve të tjera, Deamishel dhe Nita Latifi ishin banoret që shkuan për ta marrë, i cili po ashtu po mbante një maskë ku në njërën anë ishte shkruar ‘Dea’ e në tjetrën ‘Nita’.

Lexo po ashtu Përfundon rrugëtimi i Pirro Beatit në Big Brother VIP Albania

Mbrëmë ndërkohë në BBVA u eliminua fotografi Pirro Beati, i cili qëndroi brenda për pak javë.

Televotimi u realizua brenda natës ku shkoi i gjithë grupi i Luizit që humbën lojën me litar.

Veç kësaj, në shtëpi pati edhe situata të tjera të krijuara, debate e gjithashtu edhe surpriza. /Telegrafi/

Exit mobile version