Telegrafi

Shpat Kasapi thotë se mund të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania 4

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka qenë i ftuar ditën e sotme (e mërkurë) në programin “Wake Up” të Top Channel.

Artisti nga Maqedonia ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta e tij private dhe karriera profesionale.

Ai po ashtu ka folur për jetesën e re në Tiranë, për të cilën para disa muajve la edhe vendin ku është rritur.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, një pyetje rreth Big Brother VIP nuk ka munguar nga ana e moderatorëve.

“Përse nuk bëhesh pjesë e BBVA?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

I njëjti u shpreh se po të njëjtën pyetje merr dhe nga persona të tjerë, sidomos në palestër.

“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them ‘unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem’. E më thonë ke ‘20 vite karrierë, s’ke çfarë humb’, edhe unë i them epo më voto. Do me më pa aty? Më voto”, tha ndër tjerash Kasapi.

Shpati në ndërkohë po vazhdon angazhimet në muzikë, me stilin dhe zhanrin e njëjtë. /Telegrafi/