Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Sherrin ma bane” mban titullin kënga, që kësaj radhe ka vendosur të sjell një baladë dashurie.
Teksti është shkruar nga Fadil Topalli, kurse për producimin u kujdes Bini Diez.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit MagicPro.
Ky projekt ndodhet tashmë në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Kasapit.
I njëjti vlen të ceket se i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.
Veç kësaj, Shpati po vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/