Këngëtari Shpat Kasapi muaj më parë solli projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Aroma e saj”, i cili u prit mirë nga publiku.
Ndonëse është sezona e fundvitit, dhe të gjithë këngëtarët janë të zënë me punë, Shpat Kasapi ka vendosur të bëjë krejt të kundërtën.
Ai ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi, në një nga vendet më ekzotike në botë.
Në rrjetin social Instagram, Kasapi ka ndarë me fansat disa imazhe nga pushimet në Xhamajka, teksa ka shfaqur trupin e tij, veshur me rroba banjoje.
Ka tash e një kohë që këngëtari nga Maqedonia ka treguar se është në lidhje, ndërsa nuk ka zbuluar identitetin e vajzës që ia ka marrë zemrën.
Madje, edhe në pushimet që po i shijon, shihet i vetëm, teksa në fotografi del i pa shoqëruar nga askush. /Telegrafi/