Site icon Telegrafi

Shpat Kasapi prezanton “mbretëreshën” e tij (Foto)

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është shumë i kërkuar nga fansat dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ndonëse nuk është edhe aq shpesh aktiv, ai prapëseprapë publikon fotografi të ndryshme me familjarët apo ngjarjet nga jeta e tij e përditshme.

Lexo po ashtu Nëna e Shpat Kasapit kandidate për deputete në listën e LSDM-së të Zoran Zaevit (Foto)

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një fotografi, përmes së cilës ka prezantuar “mbretëreshën” siç e quan ai, e që në fakt është nëna e tij.

Ai ka shkruar në mbishkrimin e fotos se së bashku janë nisur për drekë, gjersa nga fotoja mund të vërejmë që Shpati i ngjason nënës, sidomos në buzëeshje.

Shpat Kasapi me nënën e tij, ngjajshmëria mes tyre është lehtë e dukshme. Foto nga Instagram.

Përndryshe, projekti i tij i fundit në muzikë mbetet kënga “Faji” në bashkëpunim me Ingrit Gjonin, e cila u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version