Site icon Telegrafi

Shpat Kasapi i lutet Zotit: Më fal edhe mua!

Këngëtari Shpat Kasapi, është ndjerë i tronditur nga ngjarja e fundit në Maqedoni, ku si pasojë e reshjeve të mëdha, humbën jetën 21 persona, në mesin e tyre edhe shqiptarë.

Ai ka publikuar sot në Facebook, disa fotografi të dëmeve të shkaktuara, si dhe iu ka dedikuar një status viktimave në Maqedoni, duke e nisur me fjalët: “Zoti im, ti je falës, e do faljen, andaj më fal edhe mua”.

Shpati ka kërkuar falje për këtë status edhe pse e ka publikuar pak me vonesë, dy ditë pas ngjarjes.

Ja fjalët e tij prekëse:

“Zoti im ti je falës e do faljen andaj me fal dhe mua. Ndoshta jam vonuar pak, por thonë me mirë vone se sa kurrë…!! E nisi me këto fjale sepse dua ta ndaj dhimbjen me familjaret e viktimave, tashme te ndjere. Fatkeqësive natyrore te Allahut është fakt që s’mund t’i ndal askush, e as nuk mund t’i ikësh… Kur mora lajmin për humbjen e atyre qytetareve mbeta i shtangur dhe i thyer për brenda, dhe luta zotin qe ata viktima t’i shpërblej me xhenet, insha-allah. Kam shumë miq ne ato lagje ku ndodhen këto përmbysje, dhe me informuan për tmerrin që kishin përjetuar. Por elhamdulilah allah nuk ju ndodhi gjë, perveç  dëmeve materiale ku dhe fotot flasin vet. Nga gjithë këto keqardhje qe ndjeva, me se shumti me preku fakti qe ne mesin e atyre viktimave kishte dhe fëmije..
E lus allahun e madhërishëm qe familjareve te tyre të jau shtoj sabrin durimin, dhe viktimat t’i shpërblej me dyert e xhehnetit. AMIN”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këto janë 21 viktimat nga vërshimet në Maqedoni (Lista)
Exit mobile version