Vrasja e mistershme e Donjeta Pajazitit ka tronditur gjithë opinionin shqiptar.
Gjetja e vdekur pas gjashtë javëve zhdukje ka pikëlluar thellë edhe këngëtarin Shpat Kasapi, pasi 24 vjeçarja ishte fanse e tij.
Këngëtari dhe Donjeta ishin takuar disa herë nëpër mbrëmje muzikore.
“U pikëllova shumë kur dëgjova që Donjeta Pajaziti kishte vdekur dhe më nuk gjendet në mesin e familjarëve dhe miqvve të saj. Pata rastin të takoja nga afër pasi që ishte dhe njëra nga fanset e mia të mëdhaja, e cila më përcillite në mbrëmjet muzikore ku unë këndoja. U ndjeva me të vërtetë keq kur ndëgjova për atë që i kishte ndodhur. Unë i lutem Zotit që shpirti i saj të pushoj në paqe dhe Allahu i mëshirshëm ta shpërblejë në dyert e xhenetit. Allhahu ia lehtësoftë dhimbjen familjarëve të saj dhe ua shtoftë durimin e ia priftë të mbarën”, ka shkruar ndër të tjera këngëtari në profilin e tij në “Facebook”.