Telegrafi

Shpat Kasapi fillon xhirimet e këngës së re

Para tre muajve, Shpat Kasapi e publikoi këngën e fundit që i solli suksese.

Këngëtari ka nisur xhirimet e videokëngës së re, që siç shihet pritet të publikohet së shpejti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shpat Kasapi

Ai përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se është në finalizim e sipër të një projekti të ri muzikor.

“Në përgatitje të videoklipit të ri, diçka po zihet së shpejti”, ka thënë Kasapi në videon e tij të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Sa i përket jetës private, Kasapi ka zbuluar se është në një lidhje dhe që do të fejohet shumë shpejt me një vajzë nga Kosova, të cilën nuk e ka bërë ende publike. /Telegrafi/