Këngëtari Shpat Kasapi javën e kaluar solli këngën e tij më të re me titull “Aroma e saj”.
Kënga u prit mirë nga publiku, dhe ka arritur që suksesin ta dëshmojë edhe përmes klikimeve në YouTube.
Aq sa flitet në muzikë, Shpati ka qenë mjaft i diskutuar edhe për jetën e tij private.
Shumë vite më parë ai kishte qenë i fejuar me modelen Afërdita Dreshaj, gjersa më vonë ish-çifti kishin ndarë rrugët.
Që prej atëherë, nuk u pa më që në jetën e këngëtarit të futet një femër tjetër, por së fundmi mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
I ftuar në “Top Show Magazine”, Shpati deklaroi se është në lidhje me një vajzë, të cilën ai e quan të mirë, besnike dhe të sinqertë.
Madje, këngëtari nga Shkupi tregoi se këngën e fundit “Aroma e saj”, ia ka dedikuar pikërisht kësaj vajze.
I ngacmuar nga gazetarët e emisionit në lidhje me këtë romancë, Shpati tha se për vajzën që mban për momentin në krah, ka marrë edhe aprovimin e nënës së tij. /Telegrafi/