Këngëtari i mirënjohur i estradës shqiptare, Shpat Kasapi është mjaft i komentuar për jetën private.
Shpati prej vitesh është në lidhje dashurie me Selvije Jaon dhe dyshja nga viti 2021 janë të martuar dhe prej muajsh janë bërë edhe prindër të një djali.
Këngëtari nuk heziton asnjëherë që të ia shpreh publikisht dashurinë bashkëshortes së tij dhe këtë e bëri edhe në një urim për ditëlindjen e saj.
Shpati postoi një fotografi ku shihej përkrah partneres së tij, ndërsa zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar.
“Urime ditëlindjen njeriu më i mirë i kësaj bote, gruaja ime ti që i dhe kuptim jetës sime. Unë dhe Roeli të duam shumë. Jemi me fat që të kemi”, shkroi këngëtari në mbishkrimin e imazhit.
Ndërkohë, kujtojmë që Shpati mbetet aktiv edhe me projekte muzikore, kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Kaltrina Gosalci “Rrushi i zi”.
Teka edhe gjatë sezonit veror ka qenë I angazhuar me mbrëmje muzikore dhe dasma. /Telegrafi/