Telegrafi

Shpat Deda sjell albumin e ri muzikor, pas “Rrugës” do të publikohen edhe dy videoklipe tjera

Këngëtari i njohur Shpat Deda është rikthyer me projektin e ri muzikor re “Rrugës”.

Deda, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë kohës që i ka munguar publikut ka përgatitur një album të ri muzikor i cili sipas tij tashmë është regjistruar.

Ai ka thënë se para publikimit të albumit do të publikohen edhe dy videoklipe tjera.

Deda ka treguar se albumi ka tetë këngë, ndërsa vidoklipi i radhës do të publikohet pas një apo dy muajve.

Shpat Deda

Duke folur për videoklipin e këngës “Rrugës” ai ka thënë se shtëpia në videoklip nuk ka ekzistuar por është montuar vetëm për xhirimet e klipit.

Lexo po ashtu Shpat Deda rikthehet me projektin e ri muzikor "Rrugës"

Artisti thotë se edhe pas publikimit të albumit do të vazhdojë me videoklipe pasi sipas tij kështu këngët po promovohen më mirë.

Deda ak lënë të nënkuptohet se në njërën këngë të albumit ka bashkëpunim me artistët të tjerë pa zbuluar detaje të hollësishme./Telegrafi/