Telegrafi

Shpat Deda rikthehet me projektin e ri muzikor “Rrugës”

Këngëtari Shpat Deda është rikthyer me projekt të ri muzikor, pas një kohe të gjatë mungese në skenë.

Artisti shqiptar solli këngën e re “Rrugës”, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, e realizuar në mënyrë mjaft artistike.

Ky projekt ka tekst e muzikë të vetë artistit me producent poashtu Shpatin dhe Dritëro Nikçin teksa për inçizimin, miksimin dhe instrumentet është përkujdesur një ekip i gjerë.

Shpat Deda në klipin e ri (Foto: YouTube)

Përveç kthimit në muzikë, Shpati në këtë klip vjen me një pamje të re, tërësisht ndryshe, edhe pse vazhdon akoma t’i qëndrojë besnik identitetit të tij artistik të ndërtuar ndër vite.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shpat Deda

Projektin mund ta gjeni në kanalin zyrtar të tij në YouTube, ndërsa besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.

Këngëtari Deda po ashtu ka më shumë se një dekadë që është pjesë e skenës tonë muzikore, i cili deri më tani solli këngë mjaft unike e mbajti koncerte të ndryshme anë e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/