Përkundër situatës së krijuar prej muajsh me COVID-19, artistët shqiptarë nuk po ndalen së krijuari projekte të reja.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe artisti unik i estradës shqiptare, Shpat Deda.
Ai ka lansuar këngën e re “Instinktivisht”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vet këngëtari, derisa producent është i njëjti së bashku me Lulzim Bejtën dhe Rron Ismajlin.
Kënga ndërkohë është incizuar dhe miksuar në Studio C, kurse masterizimi u realizua nga Cem Oral, JM Mastering, Berlin.
Kjo këngë e kantautorit të njohur i paraprin publikimit të albumit me titull ‘Rrugës’ i cili pritet të publikohet javën që vjen.
Ju rikujtojmë se albumi ‘Rrugës’ do të jetë albumi i tretë i kantautorit Shpat Deda, i cili përgjatë karrierës së tij mbi 10 vjeçare në muzikë i ka publikuar albumet ‘Molla e Parë’ dhe ‘Shkëndijë’. /Telegrafi/