Site icon Telegrafi

Shpat Deda: Jam në një lidhje që një kohë shumë të gjatë dhe jam i lumtur

Foto: Shpat Deda/Instagram

Këngëtari Shpat Deda ka qenë i ftuar së fundmi në intervistën më të shkurtër një minutëshe të emisionit “Prive”.

Mes shumë pyetjeve, ai tregoi se nuk ka askënd që t’i këndojë “ninullë”, ashtu siç titullohet një prej këngëve më të famshme të tij.

Mirëpo pavarësisht se nuk është prind, ai tha se ninullat ia këndon herë pas here mbesës së tij, Monikës.

Foto: Shpat Deda/Instagram

Ai tregoi se çdo pjesë e jetës së tij ka diçka e ëmbël, por edhe të thartë.

Ndërkohë, këngëtari Deda iu përgjigj edhe një prej pyetjeve më private në sekondat e fundit të intervistës, që kishte të bënte me statusin e tij aktual.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shpati kështu tregoi se nuk është beqar, ndonëse deri më tani nuk është parë në dalje publike me fatlumen që ia ka rrëmbyer zemrën.

“Unë jam në një lidhje që një kohë shumë të gjatë dhe jam i lumtur”, ishte përgjigja e këngëtarit, i cili më pas refuzoi të përgjigjet se për cilën kolege sheh ëndrra erotike. /Telegrafi/

Exit mobile version