Këngëtari i mirënjohur, Shpat Deda dhe reperi i famshëm, Bim Bimma, kanë bashkuar forcat në projektin e ri muzikor.
Dyshja kanë lansuar këngën më të re me titullin “N’dikon ndikon”, që erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip unik, ashtu si edhe teksti i këngës.
“Dhe tani diçka shumë më ndryshe”, ka shkruar Shpat Deda ku ka bërë njoftimin për publikimin e projektit të ri.
Për tekstin u kujdesën të dy artistët, të cilët edhe bën montazhin, kamera nga Rron Ismajli, ndërsa mix & master Tomor Kuçi.
Projekti tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe në të gjitha platformat tjera. /Telegrafi/