Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Deda, ka befasuar banorët në Big Brother VIP Albania.
Artisti nga Kosova në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) ka surprizuar konkurrentët e këtij formati.
Ai ka interpretuar këngën e tij të famshme “Ëndërroj”, të cilën e pëlqejnë edhe shumë banorë të këtij reality show.
Shpati pas performancës ka uruar të gjithë për suksese të mëtutjeshme.
I njëjti tutje u ka thënë se kur të dalin jashtë do të shohin suksesin që kanë arritur secili.
Mes tjerash, Deda u ka bërë një ftesë të gjithë konkurrentëve duke i ftuar në koncertin e tij në Tiranë që do të mbahet në maj.
Ndërkohë në Big Brother VIP Albania finalisti i parë u shpall artisti shkodran, Luiz Ejlli.
Është hapur dhe një televotim tjetër për finalistin e dytë që gjithashtu do të shpallet këtë natë. /Telegrafi/