Telegrafi

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet pas dy vitesh 29-vjeçari nga Shkodra

Policia e Shkodrës arrestoi një 29-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin: B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër”, tha policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/