Agjencia për rini dhe sport sot ka paralajmërua shpallje publike për zgjedhjen e përfaqësuesit rinor në Këshillin drejtues të zyrës rajonale për bashkëpunim rinor për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet të fillojë me punë më 1 janar të vitit 2017, me rastin e Ditës ndërkombëtare e të rinjve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Agjencia informojnë se zyra është si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar ndërkombëtare për themelimin e saj, nënshkruar nga kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës në Samitin për Ballkanin Perëndimor, më 4 korrik në Paris të Francës.
Me këtë rast nga Agjencia u kanë apeluar të gjithë të rinjtë nga vendi jonë ta japin kontributin e tyre vullnetar në ndihmë të familjeve të prekura nga vërshimet./Telegrafi/