Site icon Telegrafi

Shpallje për punësimin e tetë personave profesionistë për t’i ndihmuar personat me nevoja të veçanta

Komuna e Aerodromit publikoi shpallje për punësimin e tetë personave profesionistë të profesionit defektolog, psikolog dhe pedagog, të cilët do të angazhohen për t’i ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për projektin ‘Zhvillimi i procesit edukativo-arsimore dhe kujdesi i përditshëm për fëmijët me pengesa në zhvillim në shkollat në Komunën e Aeorodromit’ në organizim të Komunës së Aerodromit, Agjencisë për punësim dhe UNDP-së.

Komuna kumtoi se personat të cilët do të zgjidhen në konkurs do të angazhohen me punë me orar të shkurtuar prej 20 orëve të punës në javë për periudhë prej 6 muajve.

‘Qëllimi i këtij projekti është, nga njëra anë ta përmirësojnë kujdesin për fëmijët me nevoja të veçanta për përfshierjen e tyre sa më të madhe në procesin arsimor dhe zhvillimin e papengueshëm të të gjitha aktiviteteve arsimore në shkollë dhe kopshte në territorin e Komunës së Aerodromit, ndërsa nga ana tjetër, t;iu ndihmojë kërkuesve aktiv të punës (defektologëve, pedagogëve, psikologëve dhe profesioneve të tjera nga sfera e përkujdesit për personat me pengesa) të fitojnë përvojë profesionale të punës dhe aftësi, që të jenë më kualifikues dhe më konkurrentë në tregun e punës, me qëllim të zvogëlimit të papunësisë në komunë dhe në shtet’, informoi Komuna e Aerodromit.

Shpallja zgjat deri më 19 gusht 2016, ndërsa më shumë detaje mund të merren përmes linkut: http://aerodrom.gov.mk/vest/1406

Në shkollat fillore në Komunën e Aerodromit janë 74 nxënës me pengesa. /Telegrafi/

Exit mobile version