Aktori Warren Beatty bëri një gabim të madh në momentin e shpalljes së filmit më të mirë në ceremoninë e Academy Awards.
Si filmi më i mirë i vitit fillimisht u shpall “La La Land”, ndërsa pas përqafimeve nga ekipi i filmit dhe pas falënderimeve që i bënë producentët, u mësua se ishte fjala për një gabim.
Njëri prej aktorëve të filmit “Moonlight” e zbuloi letrën e vërtetë ku qëndronte emri i fituesit, ndërsa në skenë e akuzoi Beattyn dhe udhëheqësin e ceremonisë, Jimmy Kimmel.
Warren Beatty deklaroi se dikush ia kishte dhënë zarfin e gabuar, ku ndodhej karta e shpalljes së aktores më të mirë në rol kryesor me mbishkrimin “Emma Stone, La La Land” dhe se kishte kujtuar se ishte ky filmi më i mirë.
Ky është konsideruar si dështimi më i madh në histori të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.
Në rrjetet sociale menjëherë filluan shakatë duke e krahasuar me gabimin e Steve Harveyt, i cili në vitin 2015 e shpalli ‘Miss Universe’ femrën e gabuar. /Telegrafi/
Live look at Steve Harvey #Oscars pic.twitter.com/X6ZwqgXx3W
— Ashley Alexiss (@AshAlexiss) February 27, 2017