Të ashtuquajturat bomba janë nxjerrë në mënyrë të ligjshme nga ana e PSP-së, ndërsa nuk është e rëndësishme si janë krijuar. Ky është sqarimi kryesor i gjykatësve të Apelit të cilët pranuan materialiet ilegale nga përgjimet të mbeten pjesë e procesit gjyqësor në rastin ‘Shuplaka në Qendër’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e Apelit publikoi vendimin me të cilën e ka pranuar ankesën e PSP-së kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ministrit të Transportit dhe Lidhjes Mile Janakieski, deputetes Daniella Rangellova dhe 11 të tjerë të pandehur.
Vendimi pason pas ankesës së PSP-së, pasi gjykatësja Tatjana Mihajllova nga Gjykata penale hodhi poshtë ‘bomba’ si provë në procesin gjyqësor.
Kundër këtij vendimi nuk është paraparë ankesë, që do të thotë se Nikolla Gruevski në seancë do të dëgjojë si ka porositur dhunën për kryetarin e Qendrës, Andrej Zhernovski. /Telegrafi/