Site icon Telegrafi

Shpallet “shoferi më i keq në Britani”, i nevojiten plotë tetë minuta për ta parkuar veturën në një hapësirë që mund të zinte edhe një kamion

Një shofer në Britani të Madhe ka fituar epitetin e “shoferit më të keq” të këtij vendi, pasi i janë dashur plotë tetë minuta që ta vë në lëvizje mjetin dhe ta parkoj në një hapësirë të mjaftueshme edhe për dy mjete tjera.

Videoja e publikuar në Facebook, është bërë objekt tallje dhe prej atëherë ka marrë miliona shikime. Andrei Dalca që filmoi momentin e “turpshëm” nga tarraca e apartamentit, ka thënë se ishte frustrues momenti, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një shofer rreth të 40-ve, të cilit iu nevojit dhjetëra herë të lëviz para dhe pas që ta parkojë veturën në një hapësirë, në të cilën mund të futej edhe një kamion e lëre më një veturë e vogël.

E pas më shumë se tetë minuta, duket se edhe autori i videos humb durimin dhe fik kamerën, duke mos u ditur saktë numri i tentimeve të shoferit për ta parkuar veturën. /Telegrafi/

Exit mobile version