Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Rediart Canjka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për dyshimin për trafikim droge.
Kështu kanë bërë të ditur Qendra e VV-së në Belgjikë përmes një komunikate për media.
Cankja ishte arrestuar në shtator të këtij viti në Francë.
“Lajmi për arrestimin e tij na befasoi të gjithëve, shqiptarë e të huaj, pasi përvoja, përgatitja dhe angazhimi i tij nuk lidheshin aspak me këtë akuzë. Prandaj, kemi pritur me padurim që autoritetet të sqaronin rrethanat për ngjarjen. Dje Gjykata në Francë ka vendosur në favor të tij, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre të Vetëvendosjes.
Komisioni disiplinor i Vetëvendosjes pas arrestimit kishte vendosur ta suspendojë përkohësisht anëtarësinë e Cankjas, ndërsa këtë vendim e ka shfuqizuar pas vendimit të Gjykatës./Kallxo.com/