Telegrafi

Shpallet lista e institucioneve në Maqedoni që do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime

DAP, Drejtoria e doganave, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, MPB, sektorët rajonal në Sektorin për mbikëqyrje dhe menaxhim të punëve, në Repartin për punë të qytetarëve, Ministria për Mbrojtje-reparti për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet të cilët fillimisht do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu A duhet kopshtet për fëmijë në Maqedoni të punojnë në dy ndërrime?

Puna në këto institucione do të fillojë prej ora 07:00 deri ora 14:30 (ndërrimi i parë) dhe më pas prej ora 14:00 deri ora 21:30 (ndërrimi i dytë).

Poashtu do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një orar, edhe atë, prej ora 08:00 deri ora 16:00.

Këto reforma me orar fleksibil zbatohen me qëllimin që tu dilet në ndihmë qytetarëve, gjegjësisht mundësimin e shërbimeve më të mira.

Poashtu prej 1 shtatorit, kopshtet për fëmijë do të fillojnë të punojnë në dy ndërrime. Edhe pse këto masa kanë hasur në rezistencë nga OBRM-PDUKM, Qeveria vlerëson se ky është një hap pozitiv dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për prindërit. /Telegrafi/