Telegrafi

Shpallet konkurs ndërkombëtar për sistemin e ujitjes në rajonin e Vallandovës

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra ka shpallur thirrje publike ndërkombëtare për zgjedhjen e realizuesit të sistemit për ujitje në pjesën jugore të luginës së Vardarit.

Ky lokalitet përfshinë territorin e komunës së Vallandovës.

Ljupço Nikollovski, ministër i ministrisë në fjalë tha se sistemi do të mbulojë 2.032 hektarë dhe do të mundësojë zgjidhje afatgjate të problemit me ujitje.

Punët ndërtimore duhet të fillojnë në shtator të këtij viti dhe duhet të përfundojnë në 21 muajt e ardhshëm.

70% e mjeteve mbulohen nga Banka gjermane për zhvillim KfW dhe 30% nga buxheti i Ministrisë./Telegrafi/