Është shpallur konkursi për trajnimin ndërkombëtar të tetin me radhë për liderë të rinj, që nën patronatin e kryetarit të RM-së, Gjorge Ivanov, do të mbahet nga 20 gushti deri më 1 shtator në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Programi është i dedikuar për persona të rinj me arsim të lartë të kryer, të cilët kanë dëshirë përmes mjeshtërive të tyre prej lidershipit të kontribuojnë për zhvillim pozitiv në shoqëri dhe përreth në të cilën jetojnë dhe punojnë, njofton AIM.
Siç theksohet në konkursin e shpallur, programi i shkollës përfshin ligjërata dhe ushtrime praktike për lidership, me ligjërues eminentë nga vendi dhe jashtë, ndërsa mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe angleze.
Në konkurs, mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e RM-së dhe mërgimtarët tanë që jetojnë jashtë vendit.
Kushtet për konkurrim, parashikojnë që aplikantët të kenë njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze, të kenë mesatare (të barabartë ose më të madhe se 8.5), në studimet universitare, ndërsa përvojë pune prej minimum një viti, do të konsiderohet si avantazh.
Shkolla për liderë të rinj për herë të parë është organizuar në fundin e gushtit të vitit 2010 në Ohër. /Telegrafi/