Telegrafi

Shpallet gruaja-ikonë e stilit të të gjitha kohërave

Çdo dekadë ka ikonën e vet, por është Princesha Diana frymëzimi në stil i të gjitha kohërave.

Le Tote, një sajt veshjesh me qira ka realizuar një sondazh ku ka pyetur se cila është gruaja më fashion në histori. Lady Diana ishte emri më i pëlqyer, duke lënë pas legjendën e modës Coco Chanel.

Sondazhi është kryer sipas dekadave, duke emëruar aktoren Lillian Gish si ikonën e viteve ‘1910, Coco Chanel-in për vitet ’20; aktoren Lauren Bacall për vitet ’40; Marilyn Monroe-në për vitet ’50 ndërsa në vitet ’60 Zonja e Parë Jackie O’.

Në vitet ’70 është zgjedhur Farrah Fawcett ndërsa Lady Diana ka fituar vitet ’80 duke lënë pas Madonna-n. Sa i përket dekadave moderne; Jennifer Aniston është ikona e viteve ’90 ndërsa vitet ‘2000 i ka sunduar Jennifer Lopez.

Aktorja Lillian Gish, ikona e viteve ‘1910

Coco Chanel, ikona e viteve ’20

Aktorja Lauren Bacall, ikona e viteve ’40

Marilyn Monroe, ikona e viteve ’50

Ikona e viteve ’60, Zonja e Parë Jackie Kennedy

Në vitet ’70 është zgjedhur Farrah Fawcett

Jennifer Aniston është ikona e viteve ’90

Vitet ‘2000 i ka sunduar Jennifer Lopez

Po pas 2010-ës? Mund të mendoni Beyonce-në, Victoria Beckham-in, Kim Kardashian por jo; froni i mbetet përsëri një princeshe.

Kate Middleton është zgjedhur gruaja me stilin më ndikues në epokën që po jetojmë.