Site icon Telegrafi

Shpallet aktgjykimi kundër dhjetë të akuzuarve në rastin “Subvencionet”

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur  Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y, A.T, B.O, A.S dhe M.M.

“I akuzuari B.S është shpallë fajtor dhe është dënuar  me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 20,0000.00 € për veprat penale Ushtrimi i ndikimit dhe Mashtrim me subvencione, në të cilin vendim i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e  arrestit shtëpiak nga data 03.12.2021 deri me datë 03.05.2022.. I  pandehurin B.S në mënyrë vullnetare ka bërë kompenzimin e dëmit të shkaktuar në vlerë prej 184, 857.53 euro.

E akuzuara K.B-S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje  prej pesë (5) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale Dhënie Ryshfeti, në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 24.02.2021 deri me datë 24.09.2021, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

E akuzuara A.U është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje  prej dy (2) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5,000€ për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti , në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 24.02.2021 deri me datë 24.05.2021 i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimitë bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuares A.U i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtës i ndalohet  për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari V.H është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e  arrestit shtëpiak nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuarit V.U  i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtit i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari G.A është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 100€, për veprën penale Ushtrim i ndikimit në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari F.Y është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me kusht me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€ për veprën penale Dhënie Ryshfeti  , i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit F.Y në afat prej një viti, nëse nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari A.T është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari B.O është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari A.S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari M.M është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale”, njofton gjykata.

Sipas gjykatës, të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Exit mobile version