Site icon Telegrafi

Shpallen zgjedhjet për dekanë dhe këshillat e fakulteteve në Universitetin “Haxhi Zeka”

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë i prirë nga kryetari Ardian Berisha ka shpallur sot zgjedhjet për këshillat e fakulteteve, dekanët, rektorin dhe organizatat studentore.

Nga këto zgjedhje, procesi pritet të përfundojë më 27 maj me organizatat studentore, përderisa në tërësi pritet të mbyllet në qershor, prej nga do të dalin organet e reja drejtuese, respektivisht ato të Organizatave Studentore, Këshillat e Fakulteteve, Dekanët dhe Rektori.

Në takimin e sotëm janë themeluar komisionet përkatëse në përbërje të anëtarëve të Këshillit.

“Personalisht pres proces të rregullt, profesional të pandikuar. Ka kualitet dhe jemi gati të prijmë në mbarëvajtje procesin në tërësi. Bëhet fjalë për proces zgjedhjesh të rregullta sipas mandatit”, tha për Radio 1’, Ardian Berisha, kryetar i Këshillit Drejtues të UP ‘Haxhi Zeka’ në Pejë.

Exit mobile version