Telegrafi

Shpallen rezultatet e pranimit të studentëve në konvikte dhe mensë

Qendra e Studentëve në Prishtinë, ka njoftuar se tashmë janë shpallur rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri më 18 shtator 2022.

Gjatë këtij afati  kohor për strehim në konvikte dhe në mensë kanë aplikua rreth 6000 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.

Afati për ankesa është nga datat 27 dhe 28 shtator 2022. Paraqitja e ankesave do të bëhet  përmes sistemit  online  në  adresat  zyrtar në  uebfaqen  http://www.qs.rks-gov.net  dhe përmes profilit zyrtar Facebook  Qendra e Studentëve-Prishtinë.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.

Listën e të pranuarve mund ta gjeni këtu. /Telegrafi/