Site icon Telegrafi

Shotani përgëzon futbollistët e tij pas fitores ndaj Gjilanit

Drenica shënoi fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 0-2.

Golat erdhën krejt në fund të ndeshjes së vlefshme për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligë.

Osman Mëziu dhe Ermal Veliqi ishin autorët e golave për skuadrën nga Skenderaj.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka përgëzuar lojtarët e tij për disiplinën dhe angazhimin.

“Kishim disa raste por nuk realizuam. Në fillim të pjesës së dytë patëm disa probleme në minutat e para kur kundërshtari mori iniciativën në zonën tonë”.

“U desh të bënim ndryshime, ta freskojmë skuadrën dhe ta ngremë lojën edhe në krah”.

“Nuk deshëm të rrezikojmë me dy mesfushorët që kishin kartonë dhe zëvendësimet i bëmë në aspektin tekniko-taktik, që të mos ndëshkoheshim me të kuq, si dhe të dilnim në krah. Ia arritëm qëllimit dhe fituam. I përgëzoj lojtarët për disiplinë dhe angazhim”, është shprehur trajneri Shotani.

Drenica me këtë fitore është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 15 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Exit mobile version