Telegrafi

Shotani i lumtur me lojën, por jo me rezultatin ndaj Gjilanit

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se vetëm fitorja e kënaq trajnerin, pas barazimit pa gola ndaj Gjilanit.

Për Drenicën, kjo është pika e parë këtë edicion në Superligë pas dy humbjeve.

“Një trajner vetëm fitorja e kënaq, por kjo është vazhdimësi e lojës së mirë që treguam në dy ndeshjet e para, por për fat të keq i humbëm”.

Lexo po ashtu Paqe në ‘Bajram Aliu’, Drenica ndal Gjilanin

“Në këtë ndeshje ishim më kërkues dhe po ashtu duhej të tregoheshim të kujdesshëm sepse Gjilani ishte tejet i motivuar pas dy fitoreve. Është pika e parë këtë edicion dhe mendoj se me pak fat dhe sakrificë më të madhe në sulm, do ta fitonim ndeshjen”.

“Gradualisht ekipi po komponohet dhe gradualisht do ta marrin veten dhe do të jemi shumë më efikas”, ka thënë Shotani. /Telegrafi/