Telegrafi

Shota: Do të shkoj tek hoxha t’u shkruaj që të mos ndahen Getinjo dhe Vivien

Në ‘Prime’-in e mbrëmshëm (e premte) të Bog Brother VIP Kosova u diskutua sërish marrëdhënia e Getinjos dhe Vivien.

Dyshja që gjatë javës që po lëmë pas patën disa debate të forta me njëri-tjetrin arritën t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet.

Çifti më pas u panë të afërt ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet ndërsa mbrëmë raporti i tyre u komentua edhe nga banorët e tjetër dhe opinionistët.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Teksa shumë nuk e besojnë raportin e tyre, gjatë diskutimit në studio, ish-banorja e BBVK, Shota ndërhyri duke thënë me shaka se do të shkoj tek hoxha që ata të mos ndahen më.

“Do të shkoj tek hoxha unë që t’u shkruaj që të mos ndahen, ose do ua shikoj filxhanin”, ka thënë Shota.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kujtojmë që Shota u eleminua rreth një javë më parë ndërsa mbrëmë hyri në shtëpi për të takuar katër prej banorëve.

Me të drejtat që iu dha nga “Vëllai i Madh”, Shota dërgoi në nominim Artanin ndërsa i dha imunitet Gjonit. /Telegrafi/